Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, Jess Baily ka thënë se me zgjedhjen e Presidentit Donald Trump, nuk do të ndryshojë politika e Shteteve të Bashkuara ndaj Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Politikat e Shteteve të Bashkuara të Maqedonisë nuk ndryshojnë më 9 apo pas 9 nëntorit. Pa marrë parasysh se kush e udhëheq zyrën e Shtëpisë së Bardhë, politikat tona ngelen të njejta me shtetet që i kemi miq, siç është Maqedonia. Në karrierën time prej 31 vitesh, kam qenë duke i shërbyer shtetit për 15 vite nën udhëheqjen e Demokratëve ndërsa për 16 vite i kam shërbyer udhëheqësisë së Republikanëve. Ju siguroj se sfidat tona nuk varen nga politika në Shtëpinë e Bardhë. Partneriteti jonë e vendos rrugën tonë të përbashkët.” tha mes tjerash ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Jess Baily.
Përndryshe, sot Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni organizoi pritje të rezultateve për zgjedhjet presidenciale./Telegrafi/