Site icon Telegrafi

Baily: SHBA dhe BE punojnë për të siguruar marrëveshjen para zgjedhjeve në Maqedoni

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jess Baily ka folur në lidhje me ndihmën që BE dhe SHBA i japin autoriteteve në Maqedoni që të përmbushin kushtet për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Së bashku me Bashkimin Evropian jemi duke punuar në marrëveshjen nga 20 korriku dhe do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar se ajo do të përmbushet. Politikanët më 31 gusht u pajtuan se do të ketë zgjedhje dhe është e rëndësishme për të punuar në këtë drejtim. Por në fund të ditës, ky është vendim i liderëve tuaj, liderët politikë dhe qytetarët do të vendosin se si do t’i zgjidhin këto gjëra. Ka ende çështje të hapura për të cilat duhet të vendosni” tha mes tjerash Baily./Telegrafi/

Exit mobile version