Site icon Telegrafi

Baily promovoi pllakën përkujtimore të Luftës së Parë Botërore në Pelister

Ambasadori i SHBA-ve, Jess Baily, ka bërë sot promovimin e pllakës përkujtimore për Luftën e Parë Botërore në Parkun Kombëtar të Pelisterit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas TV Shenja, pllaka e re ka për qëllim të vë në pah rolin e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni dhe në Ballkan gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ambasadori Baily gjatë fjalimit të tij tha se Lufta e Parë Botërorë shënohet për të përkujtuar viktimat e kësaj lufte. Por, sot kjo ditë shënohet nëpërmjet aktiviteteve qe kanë për qëllim të ndihmojnë njerëzit në nevojë. Ai rikujtoi sakrificën e qytetarëve amerikanë që kanë bërë gjatë kësaj lufte për të parandaluar dhunën dhe për të shërbyer njerëzve në nevojë./Telegrafi/

Exit mobile version