Telegrafi

Baily: Patjetër të luftohet korrupsioni në Maqedoni (Video)

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily sot në një ligjeratë për studentët e sigurisë ka folupër për korrupsionin në Maqedoni ku ka marrë shembull anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor kanë marrë nëntë rroga më shumë se sa ju ka takuar. Nuk më pengon se kanë marrë më shumë rroga se sa kanë punuar pasi unë jam shërbyes publik dhe e mbështes idenë për të vlerësuar punën e bërë por pse ky vendim është sjellë me shumicë votash në KSHZ dhe pse kjo është bërë me dyer të mbyllura, duke e fshehur nga opinioni. Ku kanë qenë deputetët që të reagojnë, ku kanë qenë gazetarët që të informojnë dhe ku kanë qenë shërbimet e KSHZ-së që të shpalosin këtë ngjarje?” ju ka thënë Baily studentëve.

Ai i ka pyetur studentët se çfarë do të bënin ato në këtë rast?

Baily ka apeluar që institucionet të jenë më të matur për të ardhmen. /Telegrafi/