Telegrafi

Baily: Mickoski ta bëjë OBRM-PDUKM-në parti opozitare konstruktive

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily, ia uroi zgjidhjen Hrisijan Mickovskit si lider i OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Hyrja juaj në këtë pozitë të rëndësishme vjen në një kohë të mundësisë së madhe për përparim të Maqedonisë në drejtim të realizimit të synimeve për siguri, prosperitet dhe demokraci inkuluzive, plotësisht të integruar në NATO dhe BE. Si partia më e madhe opozitare në Kuvend e ftojmë OBRM-PDUKM-në të luaj rol konstruktiv në përforcimin e proceseve demokratike dhe sundimin e ligjit, si dhe avancimin e marrëdhënieve me fqinjët”, thuhet në urimin e ambasadorit Baily./Telegrafi/