Reagimi i parë përshëndetës për bisedimet dhe për marrëveshjen e arritur nga OBRM-PDUKM, LSDM, BDI e PDSH, e ka bërë Jess Baily, njëherit ndërmjetësues në këto bisedime, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ambasadori i Amerikës në Maqedoni Jess Baily ka përshëndetur partitë nënshkruese të Përzhinos në profilin e tij në Twitter. Partitë mbrëmë arritën marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta, kurdo që të mbahen ato.
“Urime për Maqedoninë për Marrëveshjen e 20 korrikut – mundësi për demokracinë”, shkruan Baily.
Congratulations #Macedonia on the July 20 Agreement – An opportunity for democracy! https://t.co/ZJ0fnbYmEg
— Amb. Jess Baily (@AmbBaily) July 21, 2016