Ambasadori amerikan, Jess Baily, ka komentuar në rrjetin social Tëitter për situatën e tanishme politike në vend pas refuzimit të kryetarit Gjorge Ivanov për ta mandatuar Zoran Zaevin për të formuar qeveri të re, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në cicërimën e tij, Baily pajtohet me deklaratën e eurokomisionerit Johannes Hahn, i cili thotë se në demokraci duhet të njihet shumica parlamentare, edhe nëse nuk na pëlqen.
Njiherit, ambasadori Baily shprehet i shqetësuar duke deklaraur se Maqedonia është duke lëvizur tutje nga parimet e demokracisë dhe të sundimit të ligjit, që janë vlera bazë të NATO-së./Telegrafi/
Agree w @JhahnEU. Concerned that #Macedonia moving away from principles of democracy and rule of law, core @NATO values. https://t.co/VngSuarVZb
— Ambassador Angela Aggeler (@USAmbNMacedonia) March 2, 2017