Telegrafi

Baily: Maqedonia dhe Greqia vetë ta zgjidhin çështjen e emrit

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily e përsëriti qëndrimin e ndihmës-sekretarit amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell që zgjidhjen e çështjes së emrit duhet ta bëjnë vetë shtetet e përfshira në këtë çështje.

Ai bëri të ditur se me vëmendje është duke u përcjellur procesi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me vëmendje i përcjellim Maqedoninë dhe Greqinë, që janë miq tanë dhe aleatë. Shpresoj që së bashku do të mund të arrijnë në një zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë për emrin që do t’u ndihmojë të dy shteteve dhe rajonit”, tha Baily./Telegrafi/