Telegrafi

Baily: Kthimi i OBRM-PDUKM-së në Kuvend, është kyçe për demokracinë

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, vlerëson se është shumë e rëndësishme që OBRM-PDUKM-ja është kthyer në Parlament, si parti udhëheqëse opozitare.

“Një opozitë e fuqishme, aktive në Kuvend, që do të flasë për ligje është kyçe për një demokraci”, tha Baily në intervistë për TV24, përcjell Telegraif Maqedoni.

Sa i përket procesit të reformave, ai tha se nuk është e rëndësishme të votohet ndonjë ligj, por duhet të ndryshojë funksionimi i institucioneve dhe njerëzve.

“Puna nuk është që vetëm të votohen ligjet, por ka raste ku duhet të ndryshohet gjithë kultura e institucionit dhe jetës politike në shtet”, tha ambasadori amerikan.

Ndërsa në lidhje me çështjen e emrit me Greqinë, Baily tha se është e rëndësishme që të zgjidhjet kontesi dhe se Samiti i Bukureshtit ka kërkuar pikërisht këtë./Telegrafi/