Në Universitetin e Evropës Juglindore sot u promovua gjenerata e 14-të e absorbentëve, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori i SHBA-së dhe Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, Jess Baily dhe Milan Jazbec dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës,Arbër Ademi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në fajlimin e tij ambasadori Baily tha se është optimist për të ardhmen edhe të UEJL-së edhe të Maqedonisë si vend.
“Kjo është një fillim i ri për Universitetin sepse profesori Abdulmenaf Bexheti do ta marr funksionin si rektor, ndërsa profesor Zamir Dika do të filloj një fazë të re në karrierën e tij. Me rëndësi të veçantë janë fillimet e reja për Republikën e Maqedonisë sepse kryeministri Zaev dhe Tsipras do të qëndrojnë në Prespë për ta nënshkruar marrëveshjen për kontestin e emrit çka e pengonte vendin drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Unë jam optimist për të ardhmen e UEJL-së dhe për Maqedoninë si vend”, theksoi Baily. /Telegrafi/