Site icon Telegrafi

Baily: Me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, do të plotësohet vizioni i ShBA-ve për stabilitet në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot pati takim lamtumirës me ambasadorin e ShBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jess Baily ku shpreh kënaqësinë për angazhimin dhe përkushtim në promovimin e miqësisë mes ShBA-ve dhe Maqedonisë.

Siç njoftojnë nga MPJ, ministri Dimitrov theksoi si të rëndësishme mbështetjen dhe besimin e ShBA-ve në arritjen e stabilitetit afatgjatë, demokratizimit dhe prosperitetit të shtetit tonë. Dimitrov falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga ShBA-të për rrugën euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Mqedoni.

Ambasadroi Baily, theksoi se largohet nga vendi që bëri hap historik dhe që fiton vendin e merituar në NATO. Ai tha se me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, u plotësua kushti i ShBA-ve për rajon stabil, me paqe dhe me prosperitet./Telegrafi/

Exit mobile version