Site icon Telegrafi

Baily: Gjyqësori në Maqedoni nuk gëzon besimin e qytetarëve

Ambasadori amerikan, Jess Baily ka deklaruar se Maqedonia është ndryshuar shumë në tre vitet e fundit, dhe se ka bërë përparim mjaft serioz, por duhet që të rritet transparenca.

Në Konferencën e komisionit parlamentar për çështje evropiane, Baily tha se është optimist për të ardhmen e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, anëtarësimi në BE është një çështje thelbësore për një gjeneratë të tërë, dhe jo teknike, duke shtuar se sundimi i ligjit kërkon më shumë se sa miratimi i një ligji.

Baily kërkon më shumë vetëdijësim te qytetarët, diçka që sipas tij nuk arrihet brenda natës.

Në lidhje me çështjet gjyqësore, Baily thotë se proceset serioze gjyqësore janë mister në vete, ndërsa gjykatat janë më pak të besueshme në shtet, ndërsa transparenca duhet të bëhet një e drejtë.

Baily lavdëron punën e gazetarëve në rastin e zbulimit të proceseve të këqia gjyqësore, por duhet t’u ikin lajmeve senzacionale. Ai propozon që opinioni të ketë qasje në komisionet kuvendore, ashtu siç ndodh në SHBA./Telegrafi/

Exit mobile version