Telegrafi

Baily me fjalë të ndyra e përshëndet Ibrahimovicin me rastin e largimit prej Unitedit

Zlatan Ibrahimovic tashmë është lojtar më i ri i skuadrës amerikane të L.A. Galaxyt.

Futbollisti ka braktisur radhët e skuadrës së Manchester Unitedit pas dy vjet qëndrimi te ekipi i Ligës Premier.

Shumë miq dhe bashkëlojtar i uruan suksese në karrierën e ardhshme të suedezit 36-vjeçar.

Por, bujë të madhe bëri komenti i mbrojtësit Eric Baily, i cili i la një mesazh në rrjetet sociale futbollistit.

“F *** offfffff (Shko q..), ka qenë komenti i lojtarit për ish-bashkëlojtarin e Old Traffordit.

Ibrahimovic ka pasur vetëm shtatë paraqitje në sezonin e dytë në ligën elitare angleze.

Theksojmë se shtatgjati iu bashkua skuadrës angleze si transferim i lirë në verën e vitit 2016 dhe u dëshmua si një sukses i menjëhershëm, duke shënuar 28 gola në sezonin e parë.

Ai ndihmoi Unitedin të fitonte Kupën e Ligës dhe Ligën e Evropës para se të pësonte një dëmtim në fund të prillit të vitit të kaluar. /Telegrafi/