Site icon Telegrafi

Baily: Duhet të mbështesim gjykatësit që ballafaqohen me presione

Ambasadori amerikan Jess Baily, sot në shënimin e Ditës së Drejtësisë në Shkup, tha se qeveria amerikane është e mendimit se gjyqësori i pavarur paraqet themel të demokracisë bashkëkohore.

Baily kërkoi nga opinioni dhe pushteti që të mbështet gjykatësit të cilët ballafaqohen me presione dhe kërcënime tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Varet nga ju nëse diçka do të realizohet në Maqedoni. Qytetarët kanë pritje të mëdha, duan gjyqësor të fortë i cili do të sigurojë gjykim të drejtë dhe do të kërkojë përgjegjësi nga fajtorët. Duhet të mbështesim gjykatësit të cilët ballafaqohen me presione nga jashtë dhe më pas ata do të veprojnë sipas lijgit”, tha Baily.

Ai më tej shtoi se në këtë rrugë ka pengesa, madje edhe në SHBA ka njerëz të cilët kryejnë pengesa në drejtësi./Telegrafi/

Exit mobile version