Telegrafi

Baily dhe Orav optimistë, dalja nga kriza është e mundshme (Video)

Ambasadorët  Orav dhe Baily pas takimit me partitë politike paralajmërojnë dalje të mundshme nga kriza gjatë javës së ardhshme, njoftoi A1on, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Kishim takim me partitë si edhe gjatë ditëve të tjera. Shpresoj se do të ketë përparim në ditët që vijojnë”, ka thënë ambasadori i ShBA, Jess Baily.

“Kemi takime nga afër dhe biseda me partitë, shpresoj se për shpejtë kohë do të arrijmë marrëveshje”, ka thënë ambasadori i BE, Aivo Orav.

Në takime të veçanta sot morën pjesë, Radmilla Shekerinska nga LSDM, Nikola Todrov nga OBRM-PDUKM, ndërsa nga BDI, Artan Grubi. Nga PDSh kanë vendosur të mos marrin pjesë./Telegrafi/