Site icon Telegrafi

Baily: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të sjell tejkalimin e ndasive të brendshme politike

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily ka deklaruar se mundësia që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-së është mjaft e madhe tani, krahasuar me të kaluarën.

Në tribunën e organizuar, me temë “NATO dhe ti”, Baily tha se anëtarësimi në NATO do të thotë aleancë me anëtarët tjerë, dhe jo vetëm partnerë, miq, fqinjë.

Ai shtoi se hyrja në NATO do të ndihmojë në tejkalimin e ndasive të brendshme politike, duke theksuar se janë të nevojshme reforma sistemore që të mos mbeten vetëm në letër./Telegrafi/

Exit mobile version