Pas disa akuzave për ndërhyrje në vendimin e deputetëve, ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, ka deklaruar se gjatë kohës së votimit për ndryshimet kushtetuese nuk ka qenë në Kuvend.
Në një deklaratë për TV21 ai tha se votimin e ka ndjekur nga televizori në zyrën e tij, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Unë atë ditë kam qenë në zyrën time, kam marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga ambasada dhe si një qytetar i Maqedonisë, votimin e kam ndjekur nga televizori në dhomën time”, tha Baily.
Ai shtoi se akuzat ndaj SHBA-ve për ndikim dhe përzierje gjatë votimit në Kuvend, janë absudre./Telegrafi/