Site icon Telegrafi

Baily: 25 vite me radhë e mbështetim Maqedoninë drejt anëtarësimit në NATO

Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Jess Baily ka ritheksuar sot mbështetjen e SHBA-ve për integrimin e Maqedonisë në NATO.

“Tashmë 25 vite i mbështetim aspiratat e Maqedonisë për në NATO; gjithsesi presim dhe dëshirojmë që të përparoni”, deklaroi Baily, në pyetjen e gazetarëve rreth Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje.

Ai mori pjesë në sesionin informativ për një projekt të USAID-it, i mbajtur në Parkun e qytetit në Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version