Mbrojtësi qendror i Manchester United, Eric Bailly do të operohet së shpejti.
Pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Chelseat, mbrojtësi i Bregut të Fildishtë nuk është paraqitur më për ‘Djajtë e Kuq’.
Ai ka një lëndim në kavilje dhe është i detyruar që të futet në operim për ta shmangur lëndimin.
Këtë e ka konfirmuar trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho.
“Vendimi është marrë nga lojtari dhe klubi dhe Bailly do të futet në operim”, ka deklaruar Mourinho.
Sipas portugezit sezoni nuk ka mbaruar për lojtarin, por ai do të qëndrojë jashtë fushave për dy ose tre muaj.
“Nuk mund të thuhet se stinori ka përfunduar për të, por nuk mund të llogarisë në shërbimet e tij për dy ose tre muaj”, u shpreh Mourinho.
Bailly iu bashkua Unitedit në qershorin e vitit 2016 nga skuadra spanjolle Villareal për 38 milionë euro. /Telegrafi/