Telegrafi

Bailly nuk ndryshon kurrë, bën ndërhyrje të tmerrshme dhe kundërshtari largohet me ambulancë

Olympique Marseille ka marrë fitore me rezultat të pastër 0-2 në kuadër të 1/32 në Kupën e Francës.

Gjiganti francez ka triumfuar në udhëtim te skuadra e kategorive të ulëta Hyeres për të kaluar në raundin tjetër.

Alexis Sanchez në pjesën e parë dhe Dieng në të dytën ishin realizuesit e golave për marsejezët.

Por nga kjo ndeshje një moment është bërë viral dhe ai është ndërhyrja horror e mbrojtësit të Marseilles, Eric Bailly.

Ish-anëtari i Manchester United në minutën e 15-të bëri ndërhyrje të tmerrshëm ndaj Moussa N’Diayes duke e lënë të shtrirë në fushë.

Gjyqtari kryesor e ndëshkoi Baillyn menjëherë me karton të kuq, derisa video nga kjo ndërhyrje është bërë virale në rrjet.

Ndërkohë vlen të përmendet se N’Diaye u largua me ambulancë nga fusha dhe pas tretmanit në spital gjendja e tij është më e mirë. /Telegrafi/