Telegrafi

Bailly nuk kthehet te Unitedi deri në vitin 2020

Eric Bailly (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Manchester United ka marrë një lajm të hidhur nga Eric Bailly shkaku i lëndimit në gju.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë pësoi lëndim në përballjen ndaj Tottenham Hotspurit në kuadër të ndeshjeve parasezonale.

Bailly pritej që të ishte lider në mbrojtjen e Djajve të Kuq për këtë sezon, mirëpo duket se gjysma e edicionit për të ka mbaruar.

Stafi mjekësor thuhet se i ka konfirmuar Ole Gunnar Solskjaerit se lojtari do të mungojë deri në vitin 2020.

Lexo po ashtu Eric Bailly përfundon sezonin me Unitedin

25-vjeçari e kishte kaluar me sukses operacionin dhe pritej të kthehej në skuadër për kërshëndella, por që tani ka ndryshuar situata.

United e ka kuptuar se nuk do të mund të llogarisë në Baillyn deri në muajin janar apo shkurt të vitit 2020. /Telegrafi/