Site icon Telegrafi

Bailly: Mourinho është trajneri më i mirë në botë

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Eric Bailly, nuk ka dyshime kush është trajneri më i mirë në botë.

22-vjeçari ka thënë se Jose Mourinho është më i miri në rolin e tij dhe shpreson të vazhdon të jetë pjesë e Djajve të Kuq për shumë vite.

“Mourinho është absolut numër një”, ka thënën Bailly.

“Jam i kënaqur me skuadrën time, shpresoj që Mourinho do qëndrojë gjatë me ne, sepse është trajneri më i mirë në planet”, ka shtuar mbrojtësi i Bregut të Fildishtë. /Telegrafi/

Exit mobile version