Reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin në shumë rrugë në Kosovës. Për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të Mitrovicës, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri ka vendosur që vet të angazhihet në pastrimin e rrugëve.
Bahtiri, në një video të postuar në Facebook, shihet duke vozitur njërin nga kamionit për pastrimin e borës, për të pastruar rrugët në Mitrovicë.
Postimi i Bahtirit:
“Pas reshjeve të mëdha të borës, Komuna e Mitrovicës me kompanitë përgjegjëse po bën përpjekje maksimale për pastrimin e rrugëve në Shalë të Bajgorës, qytet dhe në vendbanimet tjera”, ka shkruar Bahtiri. /Telegrafi/