Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka uruar besimtarët ortodoks për festën e Krishtlindjeve.
Bahtiri thekson se kjo festë duhet të na forcojë edhe më shumë besimin dhe dëshirën për mirësi, paqe, dashuri dhe harmoninë midis njerëzve pa dallim etnie e besimi.
“Në emër të qytetarëve të komunës së Mitrovicës dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve ortodoks, Festën e Krishtlindjeve Ortodokse. Duke e vlerësuar lartë këtë ditë festive, Dita e Krishtlindjes Ortodokse le të shërbejë si ditë e cila na afron të gjithëve, ditë e tolerancës fetare dhe mirëkuptimit ndaj njëri tjetrit”, thuhet në urim. /Telegrafi/