“Pasi që të kryhet procesi zgjedhor, pas 5 shkurtit ura do të hapet. Pa asnjë problem”, ka thënë Bahtiri.
“Ne do të jemi në bashkëpunim me KFOR-in dhe të gjitha institucionet. Situata është e përmirësume, dhe normale, dhe nuk ka asnjë problem, ju mundeni me e vizitu pjesën e veriut në mënyrë normale sikur në jug”, ka shtuar ai mes tjerash.
Bahtiri e ka akuzuar opozitën, më saktësisht, Bedri Hamzën, se ka lobuar në Amerikë për moshapjen e Urës së Ibrit.
“…sepse fuqia më e madhe për t’iu dhënë ndërkombëtarëve për të ndërhyrë ka qenë nga opozita”, ka thënë Bahtiri në Klan Kosova.
“Opozita e sotme, e turpshme ,për arsye se të shkohet të lobohet në Amerikë mos me u hapë ura për arsye se Albini… Albini fiton bindshëm në qoftë se hapet ura, ky është turpi më i madh”, tha Bahtiri.