Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i AKR-së për edhe një mandat si kryetar në këtë qytet, Agim Bahtiri, ka treguar edhe një herë shkathtësitë e tij në vallëzim.
Ai, në tubimin zgjedhor në fshatin Bare të Shalës së Bajgores ka hedhur vallen popullore, duke u përcjellur nga tingujt e surleve e tupanëve.
Bahtiri edhe në të kaluarën ka treguar se është një valltar i zoti.