Premtimet e shumta që ura kryesore mbi lumin Ibër të jetë funksionale nga mesi i qershorit nuk kanë kryer punë.
Tanimë kjo çështje po konsiderohet më shumë si problem politik.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se është duke u punuar intensivisht që deri në fund të muajit kjo urë të jetë e lirë për qarkullim, raporton KTV.
Asamblistët e të dy komunave të Mitrovicës, asaj të jugut dhe të veriut, thonë se Mitrovica ka mbetur e vetme në luftën e saj ndaj strukturave paralele.
Fajtor për këtë çështje konsiderohet të jenë institucionet qendrore dhe vet kryeministri Isa Mustafa.
Analistët theksojnë faktin se shumë pak është punuar që mesi i qershorit t’i gjejë qytetarët e Mitrovicës të lirë për qarkullim në të dyja anët e Mitrovicës.
Mirëpo, për zyrtarët e Bashkimit Evropian, procesi i revitalizimit të urës mbi Ibër në Mitrovicë varet nga angazhimi i ndërtuesve dhe vullneti i mirë i palëve.