Site icon Telegrafi

Bahtiri: Sikurse e kam çrrënjosur Mitrovicën nga e keqja, do ta çrrënjosi edhe qeverinë (Video)

Kryetari i Mitrovicës njëherësh nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se do të bëjë të pamundurën që ta çrrënjos qeverinë nga e keqja.

“Kam çrrënjos haraçin, korrupsion dhe SHIK-un nga Mitrovica, do të shkojë edhe në qeveri që t’i çrrënjosi këto të trija”, tha Bahtiri.

Ai ka shtuar se nuk ka ardhur për poste, por për t’i ndihmuar Kosovës.

“Agim Bahtiri nuk ka ardhur për poste por për ti ndihmuar këtij vendi. Do të kem pozitë në qeveri nëse fiton koalicioni ynë”, u shpreh Bahtiri. /Telegrafi/

Exit mobile version