Site icon Telegrafi

Bahtiri: Shtatoren e Car Llazarit deshën ta ndërtojnë në urën mbi Ibër, unë e çova në veri (Video)

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, ka thënë se heqja e barrikadës mbi lumin Ibër do të bëhet shumë shpejt, por pa dhënë ndonjë datë konkrete.

Kreu i Mitrovicës tha se ata (autoritetet komunale v.j.) kanë qenë të gatshëm që vetë ta heqin barrikadën nga ura, por sipas tij garanca e BE-së që lëvizja e lirë mbi urë do të fillojë shumë shpejt ka bërë që ata ende të presin.

Ai, në emisionin “Rrokum Roll” ka thënë se jeta në pjesën e veriut për shqiptarët është e rëndë ngase atje kanë mbetur pakicë por sipas tij, komuna ka bërë gjithçka që së paku ata qytetarë atje të flejnë të qetë dhe të kenë një mirëqenie.

Bahtiri tha se shtatorja Car Llazarit, që u ngrit në veri të Mitrovicës, ishte planifikuar të ngritet pikërisht mbi urën e Ibrit, por, sipas tij, presioni i tij ka arrit që së paku kjo shtatore, të kalojë brenda në qytet.

Ai gjithashtu tha se serbët me ndryshimin e kufirit administrativ donin t’i merrnin edhe pesë fshatra. /Telegrafi/

Exit mobile version