Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shkuar në Koshtovë për të monitoruar nga afër situatën me zjarret.
Lajmin e ka bërë të ditur Shefi i asamblistëve të LVV-së në Mitrovicë, Fidan Ademi.
“Së bashku me kryetarin Agim Bahtiri posa dëgjuam për zjarrin në Koshtovë të Vllahisë të komunës së Leposaviçit shkuam në vend të ngjarjes! Banorët na falënderuan për mbështetje!” ka shkruar Ademi në Facebook.
Ademi thotë se zjarrëfikësit deri atëherë nuk kishin reaguar.
“Deri në ardhjen tonë zjarrfikësit nga Leposavici nuk kishin marrë ndonjë veprim. Bashkë me në erdhën edhe zjarrfikësit nga Komuna e Mitrovicës ku u koordinuan përmes kryetarit Bahtiri për një aksion që fillon tash për shpëtimin e maleve të Shales. Shqiptarët në fshatrat e Veriut çdo herë do kenë mbështetjen tonë!”, ka njoftuar më tej Ademi./Telegrafi/