Site icon Telegrafi

Bahtiri: Lirimin e urës e duan shqiptarët dhe serbët

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka bërë me dije se rivitalizimi i urës së Ibrit po kushtëzohet me përcaktimin e kufijve administrativë.

Ai ka thënë se çështja e kufijve administrativë është punë e kryer njëherë e përgjithmonë.

Bahtiri ka kërkuar nga Bashkimi Evropian t’i qëndrojë besnik marrëveshjes së nënshkruar për rivitalizimin e urës brenda afatit të paraparë.

Tashmë janë pjekur rrethanat që të lirohet ura mbi lumin Ibër, pasi një gjë të tillë e duan shqiptarët dhe serbët, ka thënë Bahtiri për “Epokën e re”.

Exit mobile version