“Unë zyrtarisht nuk kam kurrgjë. Le ta kenë të qartë të gjithë qytetarët se Agim Bahtiri nuk e prish koalicionin në asnjë formë me Lidhjen Demokratike të Ibrahim Rugovës, kurse nëse është Lidhja Demokratike e Sadri Feratit dhe klaneve të tyre që janë me SHIK-un, le të prishet”, ka thënë Bahtiri për emisionin Rrokum Roll të TV Rrokum.
Sipas tij, ata që duan përfitime personale është më mirë të mos qëndrojnë në koalicion.
“Njerëzit që e kanë shkatërruar partinë e LDK-së janë këta dhe unë kam koalicion me njerëz të devotshëm të LDK-së që kanë pretendim për të ecur përpara të cilët janë në vijën e Ibrahim Rugovës ata i kam me vete dhe unë jam themelues i LDK-së në Mitrovicë kam qenë dhe tani nuk e kam atë problem kur dojë le të dalin. Njerëzit që duan përfitime personale le të shkojnë nuk e kam problem unë e dijë që puna jem është e ndershme punoj me nder deri në fund”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka shtuar se disa drejtorë nga radhët e LDK-së kanë vendosur të qëndrojnë në pozitat e tyre.
“Absolut jam shumë i qetë dhe komodë në çdo aspekt kryetari i komunës së Mitrovicës ka qenë dhe është i angazhuar disa drejtorë të LDK-së nuk do të shkojnë ia kanë konfirmuar edhe degës së tyre. Ata të pretendimeve të Rugovës nuk lëvizin ndërsa këta të interesit këta për një rrogë s’është që munden me shku kah të don. Ata që dolën, le të kalojnë mirë”, ka thënë Bahtiri.