Telegrafi

Bahtiri kërkon të mos ndalen kërkimet deri në gjetjen e të riut nën rrënojat e “Adriatikut”

Ekipet e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës i janë bashkuar policisë dhe zjarrfikësve, në kërkimin e të riut, i cili dyshohet se ka mbetur nën gërmadhat e pjesës së rrënuar të Hotel “Adriatiku” në Mitrovicë.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar nga FSK, zjarrfikësit, policia dhe personat e tjerë përgjegjës që të mos i ndalin kërkimet asnjë minutë deri në gjetjen e personit të zënë nga rrënojat.

Bahtiti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe pse ndodhet jashtë shtetit për një vizitë tek familja e tij, është duke e përcjellë me vëmendje të plotë aksionin për kërkimin e të riut.

Postimi i plotë i Bahtirit:

“Kërkoj nga FSK-ja, ekipi i shpëtimtarëve të Zjarrfikësve, Policia dhe personat tjerë përgjegjës, që për asnjë minutë mos t’i ndalin kërkimet deri në gjetjen e personit të zënë nga gërmadhat e ish hotelit “Adriatiku”.

Edhe pse ndodhem jashtë shtetit për një vizitë tek familja ime, jam duke e përcjellë me vëmendje të plotë aksionin për kërkimin e të riut, ku vazhdimisht jam në kontakt me gjitha organet shtetërore relevante për rastin.

Të lutemi që i riu të gjendet shëndosh e mirë “, ka shkruar Bahtiri.

Lexo po ashtu Shembet një pjesë e Hotelit "Adriatiku' në Mitrovicë, dyshohet se një person ka ngelur nën gërmdha (Foto/Video)

Ish-hoteli Adriatiku, është shembur në orët e pasdites. Në pjesën e shembur kanë qenë katër persona, tre janë tërhequr ndërsa një person dyshohet se ka mbetur brenda.

Lexo po ashtu Vazhdon kërkimi për personin që dyshohet se ka mbetur nën gërmadhat e Hotel "Adriatikut" (Video)

Kërkimet për të riun kanë filluar që disa orë, kurse ato janë vështirësuar për shkak të errësirës.

Ndërsa, FSK me qen të trajnuar për këso rastesh kërkimi po synojnë që ta gjejnë në gërmadha punëtorin që ishte duke punuar në rinovimin e ish-hotelit, kur një pjesë e mureve të tij u shemb. /Telegrafi/