Pas lirimit me kush të Ramush Haradinajt nga gjykata francez, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vlerësuar se me vendimin e sotëm i hapet rrugë vendosjes përfundimtare të drejtësisë për njërin prej ish komandantëve kryesor të UÇK-së, transmeton Veriu.info.
Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit në Facebook:
Me vendimin e sotëm të gjykatës franceze, i hapet rrugë vendosjes së drejtësisë dhe shpresoj që brenda një kohë shumë të shkurtër do të merret edhe vendimi për lirimin e plotë të ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.
Sikurse vendimi i marrë para rreth një shekulli për rastin e Avni Rrustemit, edhe në rastin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, besoj se gjykata franceze do të dëshmoi se mbështet drejtësinë dhe veprimtarinë e njerëzve që sakrifikuan për lirinë e popullit tonë.
Institucionet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që të moszbatohen nga Interpol-i flet-arrestet e montuara politikisht nga Serbia.