Site icon Telegrafi

Bahtiri dhe Xhosha flasin për sigurinë në Mitrovicë 

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka zhvilluar një takim me komandantin e stacionit jugor të policisë, Ahmet Xhosha.

Në këtë takim, Bahtiri ka falënderuar komandantin e stacionit jugorë të policisë, Ahmet Xhosha për ruajtjen dhe sigurinë në qytet.

“Unë shfrytëzoj rastin që juve z. komandant Xhosha dhe policët tuaj t’i falënderoj shumë dhe t’i përgëzoj për punën e madhe dhe të suksesshme që kanë bërë dhe po bëjnë në Mitrovicë. Falë punës suaj qytetarët e Mitrovicës sot dihen më të sigurt, prandaj edhe njëherë shpreh mirënjohjen time dhe të qytetarëve për punën tuaj të suksesshme dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë”, ka thënë Bahtiri.

Ndërsa, komandanti i stacionit jugor të policisë, Ahmet Xhosha, ka falënderuar kryetarin për mirëkuptimin dhe gatishmërinë për të ndihmuar dhe është zotuar se bashkëpunimi mes Komunës dhe Policisë do të jetë i vazhdueshëm.

Exit mobile version