“Misioni im është të ju ndihmojë qytetarëve, jo me u ulë në një karrige. Në atë ditë që dal prej AKR-së, kam me lanë politiken”, tha kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, në emisionin Rrokum Roll.
Bahtiri tha se ka marrë ftesa nga partitë politike për tu bërë pjesë e tyre.
“Vetën Vetëvendosje nuk më ka bërë ftesë”, theksoi ai.
Bahtiri ka folur edhe për çështjen e barrikadës në Mitrovicë.
“Barrikada do të hiqet jo në 2017-ën por në 2016-ën”, tha Bahtiri.
Ai shtoi se kufijtë administrativë janë ata që po e pengojnë heqjen e barrikadës.
Bahtiri tregoi se është mbajtur një mbledhje javën e kaluar për të diskutuar për barrikadën, duke u bazuar në marrëveshjen e vitit 2004, ku thuhet se barrikada duhet me u heq në fund të qershorit.
“Nuk dua me qenë kryetar aty ku ka gjak e ku ka dhunë”, ka shtuar Bahtiri, duke folur për marrëveshjen që garanton heqjen e barrikadës në fund të qershorit.
Kryetari vlerësoi se nëse BE nuk e miraton marrëveshjen deri në qershor, mundet të ndodhë edhe më e keqja, të derdhet gjak.
“E në momentin që derdhet një pikë gjaku, unë më nuk jam kryetar i Mitrovicës”, tha ai.
Bahtiri tha se, ai është i drejtuar kah zhvillimi ekonomik i vendit, njëjtë si partia e tij AKR.
Në vazhdim, ai u shpreh i bindur se edhe në zgjedhjet e ardhshme, AKR ka më dalë e para, madje ai duke folur për zgjerimin e partisë nëpër komuna, tha se po sheh një interesim shumë të madh të qytetarëve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=J0j_6YUYYb8