Site icon Telegrafi

Bahtiri: AKR do t’i qëndrojë në koalicion me LDK-në

Kryesia e AKR-së sapo ka përfunduar mbledhjen, me ç’rast ka vendosur që t’i qendrojë besnik koalicionit me LDK-në.

Këtë vendim të AKR-së, në një prononcim për Veriu.info e ka konfirmuar nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri.

“Kryesia e AKR-së ka marrë vendim që t’i qendrojë besnik koalicionit me LDK-në dhe në asnjë formë të mos lidh koalicion me PAN-in. Por ne do të shikojmë përpara dhe do të japim kontributin tonë, për shtyrjen e proceseve përpara në drejtim të formimit të Qeverisë”, ka thënë Bahtiri.

Ndryshe, koalicioni LDK-AKR ka 29 deputetë, e që së bashku me VV-në i bëjnë gjithsej 61 deputetë, që është shumica e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Exit mobile version