Site icon Telegrafi

Bahrejni kërkon largimin e ushtarëve të Katarit

Ushtarëve të Katarit, të vendosur në Bahrejn në një strukturë të koalicionit ndërkombëtar kundër grupit të Shtetit Islamik, u është kërkuar të largohen nga vendi brenda 48 orëve, theksoi sot një burim i afërt me çështjen e Dohas.

“Ushtarët e Katarit që marrin pjesë në luftën kundër Shtetit Islamik në Navcent janë detyruar nga Bahrejni për t’u larguar nga vendi”, deklaroi i njëjti burim duke iu referuar komandës qendrore të forcave detare amerikane.

Kjo kërkesë ndodhi pas krizës mes Katarit dhe fqinjëve arabë të Gjirit, përfshirë Arabinë Saudite, Bahrejnin dhe Egjiptin që e akuzojnë për mbështetje të lëvizjeve terroriste.

Këto vende kanë shkëputur marrëdhëniet me Katarin dhe kanë mbyllur hapësirat ajrore.

“Bahrejni i ka kërkuar gjeneralit amerikan që drejton Navcent largimin e ushtarëve të Katarit”, shtoi i njëjti burim.

Exit mobile version