Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka ftuar qytetarët e këtij qyteti që të jenë të kujdesshëm nga provokimet e paralajmëruara nga strukturat ilegale serbe.
“I lus qytetarët e Mitrovicës që të mos bien pre e provokimeve të strukturave dashakeqe serbe që veprojnë në Mitrovicën e veriut, ku disa prej tyre kanë paralajmëruar protestë për sot”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.
Bahtiri ka thënë se jo stabiliteti i përshtatet vetëm atyre që nuk ia duan të mirën Republikës së Kosovës.
“Ne duhet të punojmë natë e ditë për krijimin e paqes dhe stabilitetit të qytetit tonë, ndërsa jo stabiliteti i përshtatet vetëm atyre që nuk ia duan të mirën Republikës së Kosovës”, ka shkruar tutje Bahtiri.
Ndryshe, sot rreth orës 13:20 një bombë ka shpërthyer në një veturë në Suhudoll të Mitrovicës. Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar./Telegrafi/