Këngëtari Alban Skënderaj vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer të muzikës shqiptare. Ai gjatë verës ka qenë i ftuar vazhdimisht për të kënduar në të gjitha qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë.
Nga të gjitha koncertet e mbajtura, ku publiku është gjithmonë i padiskutueshëm, Albani ka një vend të cilin e vlerëson me çmim të parë, për nga organizimi dhe mirëpritja e publikut.
“Bahçe” në Pejë, një club që ofron të gjitha kushtet dhe komoditetin e jashtëzakonshëm për të kaluar një natë sa më të mirë, ka mbledhur publikun më të zjarrtë anë e mbanë Pejës, duke bërë që mbrëmjet të jenë gjithnjë fantastike, e veçanërisht kur interpreton Alban Skënderaj.
Këngëtari ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke kënduar një zëri bashkë me publikun pejan. Në mbishkrimin e fotos ai ka dhënë vlerësimin maksimal duke e vlerësuar publikun e Pejës me vendin e parë për 2016-tën.
“Përfundimisht për verën 2016, Peja fiton Vendin e Parë, në zemrën time si publiku më i zjarrtë”, kanë qenë fjalët e Albanit.
Kujtojmë që “Bahçe” e cila ndodhet në zemër të Pejës mblodhi këtë vit emrat më të njohur për të kënduar, jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj. Këngëtari i njohur Faydee mbajti koncert në muajin korrik, e ndërsa nuk munguan as emra të njohur shqiptarë si: Enca, Capital T, Nora istrefi, Samanta, Çiljeta, Etnon, Soni Malaj etj.
Sezoni veror është gati drejt fundit, e ndërsa “Bahçe” do të vazhdojë të dhurojë mbrëmje të tilla magjike, me risi të reja, duke lënë kështu tek publiku kujtime të paharrueshme./Telegrafi/