Site icon Telegrafi

Bagëtia në Maqedoni shënon rënie

hereford herd

Bagëtia në Maqedoni ka marrë tatëpjetën. Statistikat thonë se ka rënie në të gjitha nivelet e bagëtisë, përveç bletarisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në periudhën nga 2011 e deri më 2015, numri i dhenve ka rënë për rreth 12000 krerë, numri i lopëve ka rënë për 7000, kurse i pulave ka rënë pothuajse për 200000.

Në pesë vitet e fundit ka rënë edhe prodhimi i qumështit dhe vezëve, ndërkaq në mënyrë drastike ka rënë edhe prodhimi i mjaltit.

Shifrat negative nuk janë befasuese për ekspertët. Ata adresojnë kritikat ndaj subvencioneve qeveritare, çmimet e ulta të blerjes së prodhimeve dhe mekanizmit të vjetër, ndërkaq më shumë se 100000 hektarë tokë pjellore është shndërruar në tokë ndërtimore.

 

Nga ana tjetër, edhe sëmundja e ”lëkurës së pezmatuar” mund të ndikojë mjaft shumë në rënien e mëtutjeshme të bagëtisë në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version