Site icon Telegrafi

Bagëti e shëndetshme për ushqim organik të foshnjeve (VIDEO)

Hipp

Ushqimi ka ndikim të madh në shëndetin mendor dhe emocional gjithashtu edhe në mjedis.

Hipp e njohur për prodhimin e ushqimit punon vetëm me produkte organike sepse kjo është mënyra më e mirë për të ushqyer dhe zhvilluar foshnjet.

Ushqimi organik ka ndikim në sasitë e antioksidantëve, të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme dhe rritjen e imunitetit deri në 69%, për këtë arsye qëllimi kryesor i Hipp është që përmes të ushqyerit bio foshnjet të zhvillohen dhe të jenë të rrethuara plot me shëndet dhe dashuri.

Tek Hipp çdo detaj në procesin e prodhimit të produkteve ka rëndësi të madhe, duke punuar me shumë përkushtim për zhvillimin dhe mirëqenien e më të dashurve tanë, lëndët që dalin nga bagetia janë një ndër faktorët kyç të kualitetit kështu që kujdesi që i kushtohet atyre është i vazhdueshëm.

Rritja dhe mirëmbajtja plotësisht natyrale e bagëtive rezulton në përfitimin e të gjitha vitaminave dhe proteinave si vlerat më të mira ushqyese të trupit dhe trurit.

Bagëtia mbahet në fermat vendore dhe kullotin në zona pyjore në ambient shumë të favorshëm, ushqehen vetëm me ushqime të natyrës pa asnjë substancë shtesë  dhe janë shumë të shëndetshme gjë e cila bën që ato rrallëherë të sëmuren dhe në rast se ndodhë ato bagëti ndahen nga kopeja duke siguruar kështu që mishi dhe qumështi të jenë i cilësisë më të lartë të mundshme dhe produktet finale të përmbajnë vetëm përbërësit më të mirë.

Edhe pse përbërësit janë të përzgjedhur, rruga që shpije drejt cilësisë kalon nëpërmjet një sistemi të rreptë të kontrollit. Nga analiza e lëndës së parë deri te verifikimi i prodhimit final nga sistemi i sigurisë së cilësisë kryhen mbi 260 kontrolla para se produkti të jetë përfundimisht i gatshëm.

HiPP është dëshmi e cilësisë më të lartë dhe sigurisë së produkteve për fëmijë.

Exit mobile version