Telegrafi

Bageristi gjashtë vjeçar nga Shtimja (Video)

Në fshatin Reçak në qytezën e Shtimes gjendet një gjashtë vjeçar i cili kryen manovra të ndryshme me bager, e diçka të tillë arriti të mësoj duke tentuar çdo herë që babai i tij Lulzimi ta mësojë në ngasjen e një mjeti të rëndë të tillë.

Kreshnik Mahmuti, me pamje tejet të butë dhe të njomë siç ka një fëmijë, ka dëshirë më të madhe që me bager të hap vrima të mëdha duke u rrotulluar me të për ta shndërruar këtë vepër në një lojë të madhe.