Bagdadi i hodhi poshtë planet e Turqisë për pjesëmarrjen e forcave të saj në operacionin për lirimin e Mosulit nga xhihadistët nga grupi terrorist Shteti Islamik, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Irakut.
Bagdadi i sheh deklaratat e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan me rastin e operacionit ushtarak në Mosul, si përzierje e pandërprerë në punët e brendshme të Irakut dhe neglizhencën e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve”, deklaroi Ahmad Xhamal, përfaqësues i Ministrisë irakiane të Punëve të Jashtme.
Siç theksoi Xhamal, lufta për çlirimin e Mosulit nga SHI, do të jetë operacion ku do të marrin pjesë kryesisht forcat irakiane.
Siç lajmëroi TASS, Ministria irakiane nuk ka kurrfarë qëllimi që fushatën ushtarake për çlirimin e Mosulit ta shndërrojë në ngjarje rajonale.
Xhamal shtoi, se autoritetet irakiane nuk do të lejojnë që operacioni i ardhshëm ushtarak të shndërrohet në arenë për prononcim të marrëdhënieve mes udhëheqësve të shteteve të ndryshme.
Gjatë javëve të kaluara, presidenti turk Erdogan disa herë theksoi se ushtarët turq mund të kyçen në përbërjen e forcave, të cilat do të marrin pjesë në operacionin për marrjen e Mosulit nga SHI.