Site icon Telegrafi

Bagdadi dënon me vdekje gratë që ishin pjesë e ISIS-it

Një gjykatë e Bagdadit ka dënuar me vdekje më shumë se 40 gra të huaja, pas dëgjimeve 10-minutëshe në seanca gjyqësore.

Në dhomën e vogël të mbajtjes në një gjykatë në Bagdad, shtetasja franceze Djamila Boutoutao e vuri në djep vajzën e saj dy vjeçare dhe vajtonte për ndihmë.

Boutoutao, 29 vjeç, akuzohet se ishte pjesëtarë e Shtetit Islamik – IS.

Ajo u dëgjua në Gjykatë teksa pëshpëritke në gjuhën e saj amtare anëtarëve të tjera të akuzuara si pjesëtare të ISIS se “jeta ishte bërë e padurueshme”.

“Unë jam duke u çmendur këtu,” I tha Boutoutao,  një gruaje të e vogël me një shikim të ngathët.

“Jam duke u përballur me një dënim me vdekje ose me burgim të përjetshëm. Askush nuk më thotë asgjë, ambasadori jo, njerëzit në burg jo”.

Rojet u afruan më shumë ndërsa Boutoutao vazhdoi. Kështu bënë të akuzuarit e saj – të gjithë nga Azia qendrore ose Turqia, të cilët kishin humbur të gjitha burrat dhe, në disa raste, fëmijët e tyre ranë në Irak vitin e kaluar.

“Mos I lejoni ata të marrin vajzën time”, iu përgjërua ajo. “Unë jam e gatshme të ofroj para nëse mund të kontaktoni prindërit e mi. Të lutem më nxirrni nga këtu “, th ajo para gjykatës.

Me kaq  biseda e shkurtër u mbyll dhe Boutoutao u kthye në një qoshe, duke pritur që gjyqtari në dhomën fqinj të thërriste atë. Nuk kishte zyrtarë francezë të pranishëm, dhe aspak asgjë për ta lidhur atë me jetën e saj të mëparshme në Lille. Nëse dënohet për t’u bashkuar me grupin terrorist, ajo përballet me jetën në një burgun qendror të Bagdadit, ose dënimit me vdekje duke u varur.

Të 15 gratë në gjykatë javën e kaluar kanë qenë të veja nga lufta që përfundimisht e larguan Isisin nga pjesa më e madhe e Irakut, duke vrarë dhjetëra mijëra anëtarë dhe duke zëvendësuar premtimet e një utopie islamike me një humbje dërrmuese. Gratë këtu kishin, në disa raste, vullnetarisht të bashkuar me grupin, që udhëtonin vetëm nga Evropa dhe Azia qendrore, ose me partnerët e tyre, për atë që ata besonin se ishte një tokë e premtuar.

Më shumë se 40,000 të huaj nga 110 vende vlerësohen të kenë udhëtuar në Irak dhe Siri për t’u bashkuar me grupin xhihadist. Prej tyre, rreth 1900 besohet të kenë qenë shtetas francezë, dhe rreth 800 ishin britanikë.

Boutoutao arriti në Irak në vitin 2014, me burrin e saj, Mohammed Nassereddine dhe dy fëmijë. Ai u vra në Mosul në vitin 2016, siç ishte djali i saj, Abdullah, një vit më vonë, raporton “The Guardian”. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version