Tërheqja e pjesshme e trupave ruse nga Siria, e njoftuar të hënën nga presidenti rus, Vladimir Putin mbetet, për momentin, shumë e kufizuar, tha sot një zëdhënës ushtarak amerikan.
“Nuk kemi parë një reduktim domethënës të kapaciteteve luftarake”, deklaroi sot koloneli Steve Warren, zëdhënës ushtarak, me anë të një videokonference shtypi nga Bagdadi.
“Kapacitetet luftarake në terren mbeten statike, ndërkohë që është kufizuar pak kapaciteti ajror, vetëm kaq”, theksoi Warren.
”Për momentin, ushtarakët amerikanë dhe aleatët e tyre kundër ISIS-it kanë dyshime për qëllimet e vërteta të rusëve”, tha ai.