Telegrafi

Bagazhi nuk i arriti me kohë, maratonën mbi liqenin e ngrirë e kaloi me veshje të thjeshta (Foto)

Maratonisti britanik e ka përfunduar maratonën prej 160 kilometrash, mbi një liqe të ngrirë në Mongoli me veshje të thjeshta, pasi bagazhi nuk i arriti me kohë dhe grupi po bëhej gati të nisej.

Peter Messervy-Gross kaloi kohë të gjatë për të blerë veshjet speciale, me të cilat do kalonte sfidën nëpër temperaturë – 25 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.

Kur aterroi nga Londra në Ulaanbaatar, 47-vjeçarit nuk po i arrinte edhe bagazhi, ndërsa nuk kishte kur të blevte veshje adekuate. Në pamundësi të gjende këpucët e duhura, vendosi të nisej me xhinse.

Veshjet e thjeshta të alpinistit

Këpucëve të blera para katër vitesh, ai i vuri poshtë shtresat me gjemba për të mos rrëshqitur, që i mundësuan të ecte për katër ditë rresht.

“Më janë ënjtur shputat dhe kam marrë lëndime të mëdha, më së shumti te gishtat e vegjël, sepse nuk janë këpucë që mbahen gjatë në këmbë” ka thënë ai pas përfundimit të maratonës.

Këpucët që përdori në maratonë

Derisa shumë të tjera kanë ndaluar, për shkak të lodhjes të ftohtit, ai arriti të kaloi deri në fund, ndërsa veshja joadekuate e ka bërë edhe më të popullarizuar në mesin e pjesëmarrësve. /Telegrafi/