Telegrafi

Baftiu: Pavarësisht investimeve milionëshe, shëndetësia mbetet në fazën embrionale

 

 

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Besa Baftiu, ka bërë përgjegjës politikën në Kosovë për mosfunksionimin e duhur të sistemit shëndetësor në Kosovë.

Ajo tha se pavarësisht se Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton te drejtën e mbrojtjes shëndetësore, kjo e drejtë sipas saj ende u mohohet qytetarëve për shkak të keqmenaxhimit të qëllimshëm shëndetësor.

Ajo tha se për këtë papërgjegjësi e institucioneve e vuajnë qytetarët e Kosovës.

“Vetëm 5 për qind e qytetarëve kanë sigurime private, sepse të tjerëve nuk ua mban xhepi”, tha Baftiu.

Deputetja e VV-së theksoi se Fondi për Sigurime Shëndetësore është shfrytëzuar vetëm si pjesë e premtimeve siç tha ajo, megalomane të politikës.

“Koha ka treguar se kanë qenë vetëm interesa të ngushta klanore dhe partiake. Edhe pas investimeve milionëshe të donatorëve, ky sistem është ende në fazën embrionale”, u shpreh Baftiu.