Telegrafi

BAFTA: Affleck, regjisori më i mirë

Ceremonia u organizua në Royal Opera House të Londrës të dielën në mbrëmje. Pasi mori çmimet, Affleck u shpreh: “Është një surprizë e madhe për mua. Jam shumë mirënjohës për njerëzit që më kanë ndihmuar në karrierën time dhe krenar për veten.”

Filmi ‘Argo’ mundi konkurrencën e ‘Les Miserables’, ‘Life Of Pi’ dhe ‘Zero Dark Thirty’, ndërsa Ben Affleck, i cili nuk është i nominuar për regjisorin më të mirë në çmimet Oscar, la pas edhe Quentin Tarantino, Ang Lee, Kathryn Bigelow dhe Michael Haneke.

Cmimin e aktorit më të mirë e mori Daniel Day-Lewis për interpretimin në filmin ‘Lincoln’ dhe tashmë shihet si favorite kryesor për fitoren edhe në çmimet Oscar.

Lista e plotë e çmimeve BAFTA:

Filmi më i mirë – "Argo"

Regjisori më i mirë – Ben Affleck ("Argo")

Aktori më i mirë – Daniel Day-Lewis ("Lincoln")

Aktorja më e mirë – Emmanuelle Riva ("Amour")

Aktori jo-protagonist më i mirë – Christoph Waltz ("Django Unchained")

Aktorja jo-protagoniste më e mirë – Anne Hathaway ("Les Miserables")

Aktori zbulim (i votuar nga publiku) – Juno Temple

Filmi jo në anglisht më i mirë – "Amour|

Dokumentari më i mirë – "Searching For Sugar Man"

Filmi britanik më i mirë – "Skyfall"

Filmi i animuar më i mirë – "Brave"

Skenari më i mirë – "Django Unchained" (Quentin Tarantino)

Kolona zanore më e mirë – "Skyfall" (Thomas Newman)

Cmimi i kinematografisë – "Life Of Pi" (Claudio Miranda)

Kostumografia më e mirë -"Anna Karenina" (Jacqueline Durran)

Filmi me metrazh të shkurtër i animuar më i mirë – "The Making Of Longbird"

Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër – "Swimmer"

Efektete speciale më të mira – "Life Of Pi"

/TCH/Telegrafi/