“Disa mund të tronditen, por politikanët janë njerëz dhe kanë jetë private”.
Me këto fjalë, ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, mbrojti kryeministren finlandeze, Sanna Marin nga kritikat për shkak të videove nga partia që dolën në publik dhe u bënë temë e mediave në mbarë botën.
“Më pëlqen edhe muzika dhe kërcimi”, tha Baerbock në Kopenhagë, duke shtuar se kur ishte me pushime, kishte shkuar në një koncert rock.
Videot tregojnë Marin duke kërcyer dhe kënduar me miqtë e saj. Për shkak të spekulimeve se ka pasur drogë në festën e dy javëve më parë, ajo iu nënshtrua testit të drogës.Rezultati ishte negativ.
Shumë politikanë në Finlandë dhe Gjermani e mbështetën Marinën
Një politikane femër e të Gjelbërve publikoi një video nga viti 2018 duke e treguar atë duke kërcyer në një ndejë – përkrah Baerbock.
Ndryshe, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga publikoi një video nga një koncert i Dafina Zeqirit në mbështetje të kryeministres finlandeze. /Telegrafi/
A pleasure to hear your voice and witness your amazing artistic performance! A true gem and a multidimensional artist. Keep inspiring and rocking the scene💪
WE LEAD!
WE PARTY! @MarinSanna https://t.co/t7STyL5CfF pic.twitter.com/loKjwzBlVg— Atifete Jahjaga (@atifetejahjaga) August 25, 2022